Te dashur vëllezër, 

Jam shumë i nderuar nga besimi që shprehët duke më zgjedhur në detyrën më të lartë, atë të Mjeshtrit të Madh. Ky besim do të jetë për mua një nxitje e madhe për tu angazhuar vazhdimisht, në mënyrë maksimale, në kryerjen e detyrave, zbatimin e Kushtetutë dhe të Rregullores

Fatmirësisht tani nuk jemi më fillestarë. Kemi krijuar një përvojë tonën. Kemi njohjet dhe ndihmën e Lozhave të Mëdha mike.

Në qendër të punës tone do të jetë gjithmonë ruajtja e zbatimi i Detyrave të Lashta duke u mbështetur fort në parimet themelore të veprimtarisë tone, lirinë barazinë e vëllazërinë.

Nuk do të rreshtim së punuari për të ruajtur, zhvilluar e kultivuar traditat e larta të popullit tone, vlerat historike, kulturore e artistike, solidaritetin e madh njerëzor dhe ndihmën e pakursyer pë nevojtarët. Do të angazhohemi me të gjitha mundësitë që vlerat që kemi krijuar apo që punojme për t’I krijuar të mund të reflektojnë në mjedisin ku jetojmë e punojmë.

Me thjeshtësi por me vendosmëri do të vijojmë të zgjerojmë marrëdhëniet miqësore me Lozhat e tjera të Mëdha të rrgullta. Veçanërisht me Lozhat e Mëdha fqinje do të nxisim më tej raportet tashmë miqësore.

Të gjithë së bashku le t’i çojmë më përpara arritjet e deritanishme, le ta skalitim gjithnjë e më mire gurin tone për ta bërë murin e vlerave të shoqërisë njerëzore gjithnjë e më të lartë, gjithnjë e më solid.