Konferenca e Mjeshtrave te Medhenj te Amerikes Veriore

Nga datat 16-19 Shkurt 2019 delegacioni i Lozhës së Madhe të Shqipërisë, i prirë nga Mjeshtri i Madh Piro Dode mori pjesë në Konferencën e Mjeshtrave të Mëdhenj të Lozhave të Mëdha të Amerikes Veriore. Përvec anëtareve, në Konferencë morën pjesë dhe delegacione nga Meksika, vendet e Amerikes Latine, Afrika e Polinezia. Nga vendet e Europes ishin të pranishëm delegacione të Lozhave të Mëdha të Spanjes, Gjermanisë, Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë, Gjeorgjisë. Konferenca i zhvilloi punimet në seanca plenare por dhe në komisione. 

Gjatë punimeve në Konferencë u trajtuan çështje të brendshme të Lozhave të Mëdha të Amerikes Veriore por dhe parimet për njohjen e Lozhave të tjera të Mëdha në të gjithë botën. 

Delegacioni i Lozhës së Madhe të Shqipërisë u prit shumë ngrohtësisht nga Sekretari Ekzekutiv i Konferencës, vëllai Michael A. DeWolf, me të cilin u bënë biseda miqësore. Vëllai M. DeWolf e mirëpriti ftesën e bërë nga MM i Lozhës së Madhe të Shqipërisë për të ma rrë pjesë në punimet vjetore tv LMSH në datën 28 Shtator 2019 në Tiranë. 

Gjatë punimeve të Konferences MM i LMSH mori takime e zhvilloi bisedime miqësore me MM të Lozhave të Mëdha të New Yorkut, vëllain William M. Sardone, të Lozhës së Madhe të Dakotës së Jugut vëllain DaNiel D, Wood, të Lozhës së Madhe të Alaskes vëllain John D.May, të Lozhës së Madhe të Albertës vëllain Kenn Culbertson, të Lozhës së Madhe të Carolinës së Jugut vëllain Michael D.Smith, të Lozhës së Madhe të New Mexico vëllain Adam L, Hathaway, të Lozhës së Madhe të Distriktit Columbia vëllain Charbel T Fahed, të Lozhës së Madhe të Indianës vëllain Carl E. Culman, të Lozhës së Madhe të Manitobas vëllain Andy Mclennan, të Lozhës së Madhe të Colorados vëllain David Coberly, Bisedime miqësore u zhvilluan dhe me përfaqësues të Lozhave të Mëdha të Misurit e të Kentucky. 

MM i LMSH pati biseda të përzemërta e miqësore me MM të Lozhës së Madhe të Spanjes e njëkohësisht Sekretar i Konferencës Botërore të Lozhave të Mëdha vëllain Oscar de Alfonso Ortega, i cili shprehu mbështetjen e tij të plotë për LMSH dhe shprehu gatishmerinë e tij për të qenë garant në shtimin e njohjeve të LMSH. Kjo gatishmëri u konkretizua në takimet e bëra me Lozhat e Mëdha të Amerikës së Juguy dhe me Lozhat e Mëdha të Meksikës. Vëllai Oscar de Alfonso Ortega e siguroi MM të LMSH për praninë e tij në punimet e LMSH në datën 28 Shtator 2019 në Tiranë. MM i LMSH pati një takim miqësor edhe me Zv/Mjeshtrin e Madh të Lozhës së Madhe Amerikano Kanadeze të Gjermanisë vëllain Jan E.Savarino. Vëllai Jan E. Savarino e ftoi Lozhën e Madhe të Shqipërisë të marrë pjesë në ceremoninë e fronëzimit të tij si Mjeshtër i Madh i kësaj Lozhe në datën 05 Prill 2019. 

Mjeshtri I Madh i LMSH pati takime shumë miqësore me disa Lozha të Mëdha të Brazilit, Meksikes, Paraguejit, Uruguajit, Togos, Tahitit. Me Lozhat e Mëdha të Mexikes e Brazilit bisedimet u përqendruan në një bashkëpunim me të ngushtë dhe në shkëmbimin e vizitave reciproke si dhe në shtimin e njohjes nga Lozhat e tjera të Mëdha 

të këtyre vendeve. Me delegacionet e Lozhave të Mëdha te Paraguajit, Togos e Tahitit u diskutua lidhur me vendosjen e njohjeve reciproke. 

Delegacioni i LMSH mori pjesë si dëgjues edhe në një seancë të Komisionit të Njohjeve të Konferencës. Ky Komision shqyrtoi problemet ndërmjet dy Lozhave të Mëdha të Paraguajit si dhe dëgjoi një informim lidhur me krijimin e Lozhës së Madhe të Bashkuar të Gjeorgjisë. Përfundimet e Komisionit të Njohjeve u dhanë në formën e parimeve sipas të cilave duhet të njihen Lozhat e Mëdha të sapokrijuara. Përfundimet e Komisioniit të Njohjeve do të botohen në Raportin Zyrtar të Konferencës. 

Delegacioni i LMSH pati takime me MM të Lozhave të Mëdha të Bullgarisë, pasi në Konferencë Bullgaria përfaqësohej nga tre Lozha të Mëdha, nga të cilat vetëm njera është Lozha e Madhe e Rregulltë e Bullgarise. Dy Lozhat e tjera të Mëdha kanë bërë përpjekje për njohje dhe kanë arritur të marrin njohjen nga ndonjë Lozhë e Madhe edhe në Ameriken e Veriut. Sipas tyre problem i njohjes së këtyre dy Lozhave të Mëdha, që veprojnë edhe së bashku, do të shqyrtohet në Komisionin e Njohjeve të Konferencës së Mjeshtrave të Mëdhenj të Amerikës së Veriut në vitin 2020. 

Një takim u zhvillua edhe me Mjeshtrin e madh të Lozhës së Madhe të Bashkuar të Gjeorgjisë. Ky i fundit e informoi MM të LMSH lidhur me krijimin e Lozhës së Madhe të Bashkuar të Gjeorgjisë dhe mbylljen e veprimtarisë së Lozhës së Madhe të mëparëshme.. 

MM i LMSH u takua edhe me MM të Lozhës së Madhe të Serbisë dhe në dy raste i kërkoi të bisedonin lidhur me marrëdhëniet reciproke. Kërkesa në të dy rastet u pranua por për shkaqe të pa shpieguara nga pala serbe, takimet nuk u realizuan.