Njoftim

Lozha e Madhe e Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim e dhimbje të madhe ngjarjet tragjike që pasuan tërmetin e datës 26 nëntor 2019.
Ndjenja dhe shpirti i cdo shqiptari është tronditur nga humbja tragjike e jetëve dhe dëmet që shkaktoi ky tërmet.
Lozha e Madhe e Shqipërisë shpreh ngushëllimet e saj për gjithë familjet e viktimave të këtij tërmeti dhe lutet që shpirtrat e të afërmve të tyre, që u ndanë nga jeta, të prehen në paqe.
Lozha e Madhe e Shqipërisë shpreson dhe uron që të plagosurit dhe të lënduarit nga kjo ngjarje t’i kapërcejnë sa më shpejt problemet e tyre shëndetësore.
Lozha e Madhe e Shqipërisë është dhe do të jetë gjithnjë pranë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi.
Eshtë detyrë e gjithsecilit prej nesh që, jo vetëm të shprehim solidaritetin tonë me familjet e prekura, por edhe të gjejmë cdo mundësi për t’u qëndruar pranë e për t’u ardhur në ndihmë.
Lozha e Madhe e Shqipërisë iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj që të japin kontributin e tyre maksimal në ndihmë të familjeve dhe njerëzve të prekur nga tërmeti.
Lozha e Madhe e Shqipërisë është besimplotë se në solidaritet e ndihmë reciproke do të mund të tejkalojmë dhimbjen e madhe që shkaktoi tërmeti dhe të kapërcejmë në një kohë sa më të shkurtër dëmet që ai la pas.
Tiranë, më 28 Nëntor 2019