19 Maj, 2017, Kansas City, USA – Mjeshtri i Madh Bill Sardone shpalli krijimin e Juridiksionit më të ri brenda DeMolay International, Shqipërinë.
Shqipëria kufizohet me Detin Adriatik me Juridiksionin DeMolay të Italisë, i cili do të shërbejë si një vëlla i madh në Juridiksionin e krijuar rishtazi. Mjeshtri i Madh Sardone krijon këtë Juridiksioni të ri në përputhje me Nenin 2 202.1 (i) të Rregullave dhe Rregulloreve Ndërkombëtare DeMolay.
Grand Master Sardone u shpreh se, “Unë jam i lumtur të njoftoj se Oficeri Ekzekutiv i Italisë Luciano Critelli ka rënë dakord të bëhet Përfaqësues Personal për DeMolay në Shqipëri dhe do të punojë me Lozhën e Madhe të Shqipërisë dhe stafin tonë të DeMolay Internationalpër të përgatitur një platformë për të rinjtë që të kenë përvojën DeMolay. Prezenca globale e DeMolay International vazhdon të zgjerohet me krijimin e Juridiksioni të Shqipërisë. ”
Grand Master Sardone u shpreh gjithashtu se: “Falënderimi im i sinqertë ndaj M.M. P. V. Piro Dode, Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe të Shqipërisë për të parit drejt të ardhmes dhe sigurisht për “Baba” Critelli, i cili vazhdon të ndihmojë në zgjerimin tonë. DeMolay është me të vërtetë pjesë e bisedës globale. Dhe mundësitë vazhdojnë të jenë të disponueshme për ne.”
Ndiqni këtu takimin me DeMolay Shqipëri dhe DeMolay Itali që u zhvillua më 9-10 shtator 2017 në Itali.