Të nderuar vëllezër, të nderuar dashamirës të Lozhës së Madhe të Shqipërisë, mbas një pune të gjatë të drejtuesve të LMSH-së dhe të gjithë vëllezërve. Duke punuar pa ndërprerje dhe me rregullsi për të vazhduar me ritet e perfeksionit e për të përparuar në rrugën e dritës në Shqipëri, arritëm të formojmë Kapitullin e Pavarur të Ritit të York. Riti i York është një bashkim i trupave të veçantë masonikë dhe gradave që shoqërojnë këtë rit i cili do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Riti York është një trup apendant i Masonerisë në të cilin një Mjeshtër Mason mund të bashkohet për të çuar më tej njohuritë e tij për Masonerinë dhe përsosjes së tij dhe të shoqërisë.Kjo është padyshim një arritje madhe e Muratorisë së Lirë Shqiptare.